Anëtarësohuni  Harruat?   

BALADE QYTETSE

Skena e Pavarur Kulturore organizon 'BALADE QYTETSE'

lexoni më shumë

Pyetësor për gjendjen e kulturës së pavarur në Shqipëri

Ky pyetësor do të na ndihmojë të kuptojmë gjendjen e sektorit të kultures së pavarur në Shqipëri. ne lidhje me çështje që interesojnë dhe shqetësojnë aktorët dhe anëtarët e këtij sektori. Me plotësimin e këtij pyetësori do të donim ta ndani me ne mendimin Tuaj për mangësitë e sektorit.
Për plotësimin e këtij pyetësori nuk duhen më shumë se 5 minuta. Të gjitha përgjigjet do të ruajnë anonimatin. Ju lutemi mos e ndërprisni proçesin e plotësimit të pyetësorit, pasi përgjigjet nuk do të ruhen.

lexoni më shumë

Skena e Pavarur Kulturore ne emisionin e Rezear Xhaxhiut

Skena e Pavarur Kulturore ne emisionin e Rezear Xhaxhiut

lexoni më shumë

STATISTIKA PER KULTUREN

Statistikat e Kulturës-Tremujori i 2017
Tiranë, më 11 Korrik 2017:

Në tremujorin e parë 2017, janë realizuar 213 shfaqje kulturore, duke shënuar rënie me 25,5 %, kundrejt tremujorit të parë 2016. Numri i spektatorëve në tremujorin e parë të 2017 është rreth 43 mijë, duke pësuar rënie me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e parë 2017 është 203 spektatorë/vizitorë për shfaqje, dhe ka pësuar rritje me 15,1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016.

Tab.1 Numri gjithsej i shfaqjeve/ekspozitave në institucionet kulturore:

Numri i shfaqjeve/ekspozitave Tr.1- 2016 Tr.1-2017

Teatri Kombëtar Popullor 38 36
TKOBA 40 12
Teatri Kombëtar Eksperimental 103 102
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit 43 8
Galeria Kombëtare e Arteve 4 2
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë 58 53
Shfaqje kulturore gjithsej 286 213

Teatri Kombëtar Eksperimental (TKE) është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, 102 shfaqje/ekspozita në tremujorin e parë 2017.
Në tremujorin e parë 2017, numri i spektatorëve është 13.647, duke shënuar rritje 9,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Numri mesatar i spektatorëve në tremujorin e parë 2017 është 134 spektatorë/vizitorë për shfaqje me një rritje
prej 10,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Numri i shfaqjeve kulturore të realizuara nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në tremujorin e parë 2017 është 53 shfaqje/ekspozita, duke shënuar ulje me 8,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Në tremujorin e parë 2017, numri i spektatorëve është 7.918 duke shënuar rritje me 38,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2016. Numri mesatar i spektatorëve në tremujorin e parë 2017 është
149 spektatorë/vizitorë për shfaqje duke pësuar rritje me 51,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të
vitit të mëparshëm.

Statistikat-Tremujori 1 -2017

Tab.2
Numri gjithsej i spektatorëve/vizitorëvenë institucionet kulturore

Numri i spektatorëve /vizitorëve/audienca Tr.1-2016 Tr.1-2017

TKOBA 13.902 12.310
Teatri Kombëtar 10.470 7.779
Teatri Kombëtar Eksperimental 12.427 13.647
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit 2.800 360
Galeria Kombëtare e Arteve 5.020 1.141
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë 5.726 7.918
Numri i spektatorëve gjithsej 50.345 43.155

Numri i frekuentuesëve të Bibilotekës Kombëtare në tremujorin e parë 2017 është 35.707, duke shënuar rënie me 31,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Në tremujorin e parë 2017, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 4.874 botime, 11,6 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 927 ishin tituj të rinj dhe 3.947 ekzemplarë të rinj.

Tab. 3 Frekuentimi dhe botimet në Bibilotekën Kombëtare

Treguesit Tr.1-2016 Tr.1-2017

Shërbimi i njësive bibliotekare (njësi) 41.493 38.343
Frekuentimi 51.972 35.707
Numri I botimeve 4.369 4.874
Numri i titujve te rinj gjate vitit 869 927
Numri i ekzemplareve te rinj gjate vitit 3.500 3.947

Shënime Metodologjike

Në institucionet qëndrore të artit përfshihen: Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), Teatri Kombëtar (TK), Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” (TKEKS), Galeria Kombëtare e Arteve (GKA), Cirku Kombëtar (CK), Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit (AQSHF), Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK), Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave
(QKKFTK), Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit (ZSHDA).

lexoni më shumë