Statistikat e Kulturës-Tremujori i 2017
Tiranë, më 11 Korrik 2017:
Në tremujorin e parë 2017, janë realizuar 213 shfaqje kulturore, duke shënuar rënie me 25,5 %, kundrejt tremujorit të parë 2016. Numri i spektatorëve në tremujorin e parë të 2017 është rreth 43 mijë, duke pësuar rënie me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e parë 2017 është 203 spektatorë/vizitorë për shfaqje, dhe ka pësuar rritje me 15,1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016.
Tab.1 Numri gjithsej i shfaqjeve/ekspozitave në institucionet kulturore:
Numri i shfaqjeve/ekspozitave Tr.1- 2016 Tr.1-2017
Teatri Kombëtar Popullor 38 36
TKOBA 40 12
Teatri Kombëtar Eksperimental 103 102
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit 43 8
Galeria Kombëtare e Arteve 4 2
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë 58 53
Shfaqje kulturore gjithsej 286 213
Teatri Kombëtar Eksperimental (TKE) është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, 102 shfaqje/ekspozita në tremujorin e parë 2017.
Në tremujorin e parë 2017, numri i spektatorëve është 13.647, duke shënuar rritje 9,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Numri mesatar i spektatorëve në tremujorin e parë 2017 është 134 spektatorë/vizitorë për shfaqje me një rritje
prej 10,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Numri i shfaqjeve kulturore të realizuara nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në tremujorin e parë 2017 është 53 shfaqje/ekspozita, duke shënuar ulje me 8,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Në tremujorin e parë 2017, numri i spektatorëve është 7.918 duke shënuar rritje me 38,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2016. Numri mesatar i spektatorëve në tremujorin e parë 2017 është
149 spektatorë/vizitorë për shfaqje duke pësuar rritje me 51,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të
vitit të mëparshëm.
Statistikat-Tremujori 1 -2017
Tab.2
Numri gjithsej i spektatorëve/vizitorëvenë institucionet kulturore
Numri i spektatorëve /vizitorëve/audienca Tr.1-2016 Tr.1-2017
TKOBA 13.902 12.310
Teatri Kombëtar 10.470 7.779
Teatri Kombëtar Eksperimental 12.427 13.647
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit 2.800 360
Galeria Kombëtare e Arteve 5.020 1.141
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë 5.726 7.918
Numri i spektatorëve gjithsej 50.345 43.155
Numri i frekuentuesëve të Bibilotekës Kombëtare në tremujorin e parë 2017 është 35.707, duke shënuar rënie me 31,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Në tremujorin e parë 2017, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 4.874 botime, 11,6 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 927 ishin tituj të rinj dhe 3.947 ekzemplarë të rinj.
Tab. 3 Frekuentimi dhe botimet në Bibilotekën Kombëtare
Treguesit Tr.1-2016 Tr.1-2017
Shërbimi i njësive bibliotekare (njësi) 41.493 38.343
Frekuentimi 51.972 35.707
Numri I botimeve 4.369 4.874
Numri i titujve te rinj gjate vitit 869 927
Numri i ekzemplareve te rinj gjate vitit 3.500 3.947
Shënime Metodologjike
Në institucionet qëndrore të artit përfshihen: Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), Teatri Kombëtar (TK), Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” (TKEKS), Galeria Kombëtare e Arteve (GKA), Cirku Kombëtar (CK), Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit (AQSHF), Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK), Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave
(QKKFTK), Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit (ZSHDA).
Konferenca do të shërbejë për të nxitur pjesemarrejn qytetare ne politikat kulturore dhe te nixes bashkepunimin midis Skenave te Pavarura Kulturore që operojnë në Shqipëri, Kosove, Serbi, Maqedoni etj
Nxisim energjitë krijuese dhe mbështesim prodhimin dhe inovacionin kulturor për të forcuar rolin e artit dhe kulturës në shoqerine shqiptare.
Skena e Pavarur Kulturore (SPK)
Rruga Luigj Gurakuqi, P.89/A, Kati 10
KP 1000, Tiranë