Anëtarësohuni  Harruat?   

Njoftime

  • STATISTIKA PER KULTUREN

    Statistikat e Kulturës-Tremujori i 2017
    Tiranë, më 11 Korrik 2017:

    Në tremujorin e parë 2017, janë realizuar 213 shfaqje kulturore, duke shënuar rënie me 25,5 %, kundrejt tremujorit të parë 2016. Numri i spektatorëve në tremujorin e parë të 2017 është rreth 43 mijë, duke pësuar rënie me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e parë 2017 është 203 spektatorë/vizitorë për shfaqje, dhe ka pësuar rritje me 15,1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016.

    Tab.1 Numri gjithsej i shfaqjeve/ekspozitave në institucionet kulturore:

    Numri i shfaqjeve/ekspozitave Tr.1- 2016 Tr.1-2017

    Teatri Kombëtar Popullor 38 36
    TKOBA 40 12
    Teatri Kombëtar Eksperimental 103 102
    Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit 43 8
    Galeria Kombëtare e Arteve 4 2
    Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë 58 53
    Shfaqje kulturore gjithsej 286 213

    Teatri Kombëtar Eksperimental (TKE) është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, 102 shfaqje/ekspozita në tremujorin e parë 2017.
    Në tremujorin e parë 2017, numri i spektatorëve është 13.647, duke shënuar rritje 9,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Numri mesatar i spektatorëve në tremujorin e parë 2017 është 134 spektatorë/vizitorë për shfaqje me një rritje
    prej 10,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
    Numri i shfaqjeve kulturore të realizuara nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në tremujorin e parë 2017 është 53 shfaqje/ekspozita, duke shënuar ulje me 8,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Në tremujorin e parë 2017, numri i spektatorëve është 7.918 duke shënuar rritje me 38,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2016. Numri mesatar i spektatorëve në tremujorin e parë 2017 është
    149 spektatorë/vizitorë për shfaqje duke pësuar rritje me 51,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të
    vitit të mëparshëm.

    Statistikat-Tremujori 1 -2017

    Tab.2
    Numri gjithsej i spektatorëve/vizitorëvenë institucionet kulturore

    Numri i spektatorëve /vizitorëve/audienca Tr.1-2016 Tr.1-2017

    TKOBA 13.902 12.310
    Teatri Kombëtar 10.470 7.779
    Teatri Kombëtar Eksperimental 12.427 13.647
    Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit 2.800 360
    Galeria Kombëtare e Arteve 5.020 1.141
    Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë 5.726 7.918
    Numri i spektatorëve gjithsej 50.345 43.155

    Numri i frekuentuesëve të Bibilotekës Kombëtare në tremujorin e parë 2017 është 35.707, duke shënuar rënie me 31,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Në tremujorin e parë 2017, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 4.874 botime, 11,6 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 927 ishin tituj të rinj dhe 3.947 ekzemplarë të rinj.

    Tab. 3 Frekuentimi dhe botimet në Bibilotekën Kombëtare

    Treguesit Tr.1-2016 Tr.1-2017

    Shërbimi i njësive bibliotekare (njësi) 41.493 38.343
    Frekuentimi 51.972 35.707
    Numri I botimeve 4.369 4.874
    Numri i titujve te rinj gjate vitit 869 927
    Numri i ekzemplareve te rinj gjate vitit 3.500 3.947

    Shënime Metodologjike

    Në institucionet qëndrore të artit përfshihen: Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), Teatri Kombëtar (TK), Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” (TKEKS), Galeria Kombëtare e Arteve (GKA), Cirku Kombëtar (CK), Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit (AQSHF), Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK), Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave
    (QKKFTK), Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit (ZSHDA).

  • Konferenca Nxitja e pjesemarrjes qytetare ne poltikat kulturore

    Konferenca do të shërbejë për të nxitur pjesemarrejn qytetare ne politikat kulturore dhe te nixes bashkepunimin midis Skenave te Pavarura Kulturore që operojnë në Shqipëri, Kosove, Serbi, Maqedoni etj

  • 10 Vjet Art Kontakt KUFIJ TE BRISHTE

    4-6 Dhjetor, Kufij të Brishtë

    Aktiviteti organizohet me rastin e 10 vjetorit te krijimit te Art Kontakt

  • TEDxLezheCinema

    16 Nentor 2013, Pallati i Kultures, Lezhe.
    TEDxLezheCinema përfaqëson një rilindje sociale e kulturore në mbështetje të komunitetit tonë. TEDxLezheCinema është një event i organizuar në mënyrë të pavaruar, që vepron nën liçencen e TED, për të sjellë në Lezhe nëpërmjet një eventi kinema, fjalime të mendjeve ekselente, të cilët kanë folur në Konferencat e TED, e që synon të frymëzoje dhe të motivoje nëpërmjet fuqisë së ideve njerëzit në Lezhë .

    Bëhu pjesë e kësaj lëvizje e cila përdor fuqinë e ideve për të transformuar frymën e qytetit.
    Vizito: www.tedxlezhecinema.com

  • Takimet Muzikore të dy Botëve edicioni VII

    5 Tetor 2013, Muzeu Kombëtar Onufri-Berat
    6 Tetor 2013, Muzeu etnografik-Berat
    7 Tetor 2013 Universiteti i Arteve,Tirane

  • 100 km Art Tiranë Shkodër Përshkimi i Artit Publik

    Tirana Art Lab – Qendër për Artin Bashkëkohor prezanton: 100 km Art Tiranë/Shkodër Përshkimi i Artit Publik Një ekspozitë arti në rrugën që lidh Tiranën dhe Shkodrën.

    per me teper informacion vizitoni www.tiranaartlab.org/

  • POETEKA ka kënaqësinë t'ju ftojë në DITËN NDËRKOMBËTARE TË PËRKTHIMIT - 30 SHTATOR 2013

    POETEKA ka kënaqësinë t'ju ftojë në DITËN NDËRKOMBËTARE TË PËRKTHIMIT - 30 SHTATOR 2013, Ora 17.17
    Adresa: Tirana Backpacker Hostel
    Rruga Myslym Shyri, Vila 7, Tiranë

    Per me teper vizitoni: www.poeteka.al

  • PEOPLE THINGS

    Promenade Gallery prezanton Spaç - Objekte / Subjekte

    Artist: Fatos Lubonja
    Kurator Ardian Isufi

    per me teper vizitoni: www.thepromenadegallery.org/exhibitions/fatos-lubonja-spac-people-things.html

  • Artist Swatter tek Miza Galeri

    Miza galeri prezanton "Artist Swatter" nga Rafet Jonuzi.
    Inagurimi me datë 09-09-2013, ora 20:00

    per me shume informacion vizitoni:
    www.mizagaleri.com

  • Hapet faqja zyrtare e SPK-së në Internet

    Mirësevini në faqen e të parit dhe të vetmit rrjet të organizatave dhe profesionistëve të lirë që bashkohen nën misionin e forcimit të rolit të Skenës së Pavarur Kulturore Shqiptare në vend e rajon.

  • 1