Anëtarësohuni  Harruat?   

Krijohet Skena e Pavarur Kulturore

Krijohet Skena e Pavarur Kulturore
“Jemi për konkurrencën, jo për monopolet”
06 qershor 2013 9:44



Rreth 18 organizma për kulturën dhe artet janë bashkuar në një rrjet. Skena e Pavarur Kulturore në Shqipëri kërkon zhvillimin e iniciativës së lirë dhe funksionimin e ligjit për sponsorizimet për mbështetjen e bizneseve në kulturë.
Në gjendjen kur kultura dhe arti janë në stanjacion të thellë, krijohet Skena e Pavarur Kulturore në Shqipëri. Rrjeti i përbërë nga organizma e individë që veprojnë në fushat e arteve dhe kulturës, kërkon klimë dhe politika të qëndrueshme ekonomike, kushte të barabarta në raport me veprimtaritë e institucioneve publike.
Barazia e aksesit ndaj fondeve publike, zhvillimi i iniciativës së lirë janë kauza kulturore përballë murit të shtetit. Rolin e shtetit Skena e kërkon pikë së pari në funksionim e ligjit për sponsorizimet.
Po ndiqet modeli i skenave të pavarur në Ballkanin Perëndimor. Janë krijuar tashmë degë të skenës në Vlorë, Gjirokastër, Pogradec dhe Durrës. 18 organizmat e rrjetit përgatisin daljen me aksione të përbashkëta që kërkon ndër të tjera vetëdijësim për pjesëmarrje vullnetare.
Lëvizja më e rëndësishme e qeverisë në këto dy vite ishte hartimi i Ligjit për Kulturën. Kjo solli krijimin e Qendrës Kombëtare për Artin dhe Kulturën që s'ishte gjë tjetër, veçse transferim buxhetesh nga një bord i Ministrisë së Kulturës në një bord tjetër burokratik.

ne ABC NEWS
http://www.abcnews.al/lajme/kulture/4/31405

Ju lutemi lidhuni që të bëni një koment.

Komente (0)

Nuk ka asnjë koment.