Anëtarësohuni  Harruat?   

BALADE QYTETSE

Letërsia e Migjenit performohet live në rrugën këmbësore
Skena e pavarur: Kultura po prostituohet




Rruga këmbësore “Murat Toptani” është bërë skenë shfaqjeje për letërsinë e Migjenit (1911-1937) në përvjetorin e 102 i lindjes organizuar nga Skena e Pavaruar Kulturore.
Performanca instalacion e Lumturi Blloshmit është një imazh pa zë i skicës “Historia e njenës nga ato” apo “Baladë qytetse”, por nëse janë lexuesa ata që kanë ndaluar, mund të kapin aty atmosferën nga skicat “Novelë mbi krizë”, “Ngjarje pa lëvizje”, “Vetvrasja e trumcakut”.
Organizatorët kapin te kjo dekadencë e ëmbël forcën që u duhet për shqetësime të përbashkëta.

Regjisori i ri Kreshnik Saraçi i vendos në një situatë kaotike fenë dhe shqiptarët nën regjim. Duke rikujtuar shenja të ngjashme proteste të Migjenit dhe të botës së autorëve të tij botërorë Rembosë, Bodlerit, Niçes e Dostojekvskit.
Skena e Pavaur Kulturore e krijuar në pranverë si një bashkim zërash që veprojnë privatisht në kulturë i atribuon Migjenit zërin e problematikës që ngre dhe ul aktualiteti politik nga trashëgimia në rrezik te integriteti i romëve.
Klodian Dedja në vend të grushtit ka marrë një çekiç për t’i goditur malit që s’bëzanë. Një version i përmbysur recitalit të malësorit.
Zëri, lexohet peozia “Mbas tryezës”
Kështu net ë rinjve na kalon nata:
Peanë tryezës mermer – falso, me gotë të plotë a boshe,
Me kujdes të madh ndejun (si e lyp dans edukata);
Të ngrehun të ngrimë të stolisun
E ftyrash të qindisun
Me pudër, karmin… jo? – por me përshtypje të mirë
Që na e sjell zojusha e bukur dhe me hir tu na buzëqesh ambël, buzësh të kuqe si gjaku,
Nsa gjit’ i majen, dridhen – ftyra kuqet, zbehet…
E në secilin prej nesh në fund ka një shpresë këndedhet
Dhe na shtrëngon lakun



MIGJENI ABCNews 14 Tetor 2013 (Elsa DEMO)

Ju lutemi lidhuni që të bëni një koment.

Komente (0)

Nuk ka asnjë koment.