Anëtarësohuni  Harruat?   

EDIPI MBRET SI KLITHMË E SË NËNVETËDIJSHMES KOLEKTIVE

Nga Holta Shupo

“EDIPI MBRET” SI “KLITHMË” E SË NËNVETËDIJSHMES KOLEKTIVE
dhe ndikimi i menjëhershëm te gazetaria kulturore
“Forma më e hershme e skenës teatrore, është tryeza e darkës. Me ata pesë a gjashtë “aktorë” rreth saj çdo darkë.
Trupë e mirë; kanë punuar gjatë e gjatë bashkë!!!
Zhvillimin e teatrit dhe pritshmëritë e sotme kundrejt tij i përmbledh kështu ironikisht butë M.J.Fox. Vetëm se sapo dëgjon fjalën “e sotmja”, e di që me këtë qëndrim vjen edhe pretendimi që gjithë ç’di e nuk di ti ripërpunosh! Si me urdhër nga lart, se i kanë rënë në të, që u dashka me paderman ndryshuar mënyrën se si duhet parë, dëgjuar, e ndjerë! Se të qenka detyrë, me të rënë alarmi, t’ia rinisësh nga e para perceptimit edhe të gjërave, që për atë perëndi, disa të paktën, mund edhe ti linin të ishin thjesht të shijueshme!
A thua se nuk mjafton lodhja nga gjithë ç’ndodh përreth, duhet edhe atë çikë kohë që e kishe menduar si tënden, për tu shplodhur me performancat, të mendosh! ... Këta të arteve, që thua se i pajisin në lindje, të gjithë, në seri, më detektor të identifikimit të kohës më të papërshtatshme të mundshme,... e rigjejnë pikërisht tani, interesin e frymëzimin për të të kërkuar ngé e fuqi të vësh mëndtë në punë intensive. A thua se nuk është periudhë e ngarkuarmjaftueshëm!
Kohë, kur gjithçka njeriu do të deshte, do të isht pakëz shplodhje; njësoj si kur shkon në shtëpi e zhytesh te po kolltuku yt, me po njerëzit e tu, në po botën tënde, duke mbyllur bashkë me derën edhe botën jashtë. Sepse të duhet e njohura dhe e familjarja për tu shplodhur e marrë një sy gjumë se energjitë si ngarkojmë dot me bateri!
Dhe kjo është edhe koha kur nuk ka fort rëndësi çfarë bën çfarë konsumon. Shpesh ajo që konsumon duhet edhe të të vijë vetë afër, se të kishe ngé të ngriheshe e bëje si doje vetë! Por kur ngrihesh, përsëri i/e lodhur po ama ngrihesh, të shohësh njëherë ç’ka vërdallë. Ç’do të bëje nëse ta gjeje veten si Jovani përballë të njëjtës “tralala. Dhe pasi i buzëqesh kujtimit, kujton se ai efektivisht nuk është figurë fort pozitive, dhe se kjo as është perceptuar ndonjehere madje as synuar nga autori. Si përmbushja e nevojës së kohës, për së paku komedi pa propagandë morale. A do të kish qenë e mundur akutshmëria e kësaj nevoje nëse më parë “Zonja nga qyteti” dhe “Shoqja nga fshati”, nuk do të kishin ardhur si binom që në vend ta viijonte, e mbyllin ciklin duke asgjësuar efektin e komikes përmes detyrimit të “përshtatjes” me shoqërinë? Transformimi i një produkti e përgjum kështu sistemin e veprimit brenda tij dhe reagimit kundrejt tij. Dhe a do të kish patur të njëjtin efekt Kapedani, nëse Qazim Mulleti si “Prefekti” nuk do të ish kthyer prej kohësh në shabllon identifikues, kur perfekti që nuk pranon të renë te partizanët, ndiqet nga ish partizani që nuk pranon njeriun e “ri”, si paralajmërim i qenies të gjithë të barabartë kundrejt rrezikut të përjashtimit dhe bindjes gradualisht me bindjen si zakon sigurie. Dhe në kushte të një shoqërie zhvilluar nën presionin e verbales dhe imazhit si mesazh moral doktrinar, të dyja këto mjete tipike të përpunimit e reflektimit si ndërveprim shoqëror, kanë nevojë të purifikohen për tu kthyer në përdorim.
Këtu “Edipi mbret” vjen si i thirrur që përmes çmontimit e rikthimit në kodet bazike, të shënojë nxjerrjen verbales dhe shfaqjes publike nga fluska me ngarkesë intonative, duke i vendosur këto fillimisht në “inkubatorin” e ritualit që i ruan nga shoku dhe ju mundëson vijimin. Si çdo produkt autentik i kulturës që po kryen më në fund kalimin e kufirit të pengmbajtjes mes së shkuarës e së nesërnes, Dhe si çdo zhvillimi kulturor që buron ekzluzivisht nga brenda shoqërisë dhe përdor komunikimin artistik e spektakolar vetëm si ulluk shkarkimi të ujrave të shirave, pas disa zhvillimeve të nënlëkurshme të medias televizive, një produkt muzikor prodhuar nga kush nuk pëson jetesen nën trysninë e transformimit të shoqërisë, vjen Edipi, prodhuar, konsumuar e kuptuar shqip, që e kryen procesin e deklaratës së parë.

“Çdo kohe artin e vet, çdo arti lirinë e tij!” – dhe çdo shoqërie kulturën e vet, identifikuese!
Bazat kulturore të sistemit vleror. Secesioni vjenez i fillimshekullit të 20-të, mundësoi mbi të gjitha kuptimin teknik dhe argumentimin e ndërlidhjes mes respektimit të kodeve kulturore të produktit dhe kuptimit të tij. Për këtë ish i rëndësishëm renditja krah konceptit të së vetëdijshmes individuale (me norma, përjetime e vendime në dukje logjike e personale), të atiij të së vetëdijshmes kolektive (si boshti i këtyre normave dhe vlerësimit të përjetimeve). Si edhe krah së nënvetëdijshmjes individuale (arkivi i të ashtuquajturave “reflekse” dhe motorri i përpunimit sipas sistemit vleror e moral), të së nënvetëdijëshmes kolektive (hambari ku mblidhen e ruhen përvojat e proceseve psikologjike të shoqërisë). Një shembull të kësaj të fundit e gjejmë zakonisht te Folklori që përfshin këngët, vallet, ritualet e legjendat, dhe të cila së bashku ndërtojnë Kujtesën Kolektive Kulturore. Kujtesë që mban e trashëgon dijen mbi ngjashmëritë dhe dallimet brenda dhe mes kulturave që përjetohen në formën identifikimit, përkatësisë dhe një lloj “pronësie” mbrojtëse kundrejt kulturës përkatëse. Kjo kujtesë ka edhe zakonin e kontekstualizimit sa herë vihet në punë, në varësi të psh gjendjes psikoemocionale të momentit kur produkti hasut për herë të parë dhe asaj të së tashmes, si edhe sasisë e llojit të të dhënave të ruajtura në kujtesë, të vendosura mbi kodet e përbashkëta kulturore. Kështu, kuptohet se zgjedhjet që bëjmë për prodhimin dhe kosumin e produkteve kulturore, lidhen ngushtë me ndikimin e tradicionales. Por kuptohet edhe se sa e madhe është rëndësia që ka për zhvillimin, lejimi i bashkëngjitjes së informacionit të ri te ai, dhe mbi të gjitha rëndësia e ndërtimit të dëshirës, për të kuptuar. Dëshirë që vjen vetëm nëse lëndimi nga zhgënjimi nis të venitet dhe nga produktet dhe sjellja kulturore e dy-tre viteve të fundit, duket sikur kjo tashmë ka ndodhur dhe deshira e veprimi, janë vetëm vendim. I mundimshëm mbase, por vendim.
Vlerësimin mbi këto produkte vjen si kombinim i cilësisë teknike, me kutpimin dhe përfaqësimin dhe ruajtjes në vete, të të dhënave të vlefshme për kujtesësn kolektive kulturore që ata kanë. Kështu psh. Vepra e Beethoveni-t përbën padyshim përmbushje të standarteve profesionale të gjithëkohëshm, por vlerë ndihmesë për vetëm deri me veprat e fundit të tij rreth 1826 që paradeklarojnë fundin e përdorimit të gjuhëve të gjithë epokave kulturore të deriatyshme.
Kombinimi i këtyre vlerësimeve në produktet masive të thyerjes së zhvillimit linar tonë i gjejme psh te “Qeshu rini-Jon” si risi dhe tekstualizim i para-pas, di edhe pas pësimit-mësimin. Pas tyre... kaosi! Ashtu si asnjë “Dies Irae” Verdi, do ti afrohej psh “Kthema borxhin-Homazh për Prishtinën-Kanga Jonë” për Kosovën.
Dhe tani, Edipi, vjen për të gjithë bashkë, nga të gjithë bashkë. I sjellë si gërshetimin e këtyre dy principeve si mesazh i gjithëkohshëm, por ringjallur për të folur në një 2013 me gjithë të mirat e të këqiat e saj, por mbi të gjitha me detyrimin për tu folur atyre që kanë përjetuar ardhjen deri ketu por mbi të gjitha të lindurve pas 98-ës, të cilët shenjat në kujtesë nuk i kanë si përjetim por si tregim. Ay vjen si deklarim i mbarimit të afatit të qëndrimit në hije për rimarrje frymë! Duket kjo te “rinnisja” në media, që nis të “largiohet” nga adaptimi i formateve prej kulturave fqinje e të ngjashme që shërbyen si far, drejt psh në një nga kanalet Tv kryesorë me shpërthimin e një strukture madhore gjithëditore të diele, si edhe me një produkt po me kaq peshë në konsum të përditshëm si programi i mbrëmjes me riformësime të procesit që i ofron publikut për të kuptuar, përmes qasjes kundrejt trajtimit të temave, etj.
Të katërt vijnë për të hedhur hapin e parë: zgjimin e kureshtjes si akt hapjeje, së pari kundrejt vetes. Hapin e parë për të deklaruar nevojën e përballjes me të renë përmes pyetjes. Pse, si dhe për cilat synime - për tu larguar tashmë nga “nuk është njësoj siç ishte – nuk është imja”, sepse edhe ne rritemi, moshohemi, pleqërojmë e ndryshojmë pa iu bërë vetes e të tjerëve për kërë domosdoshmërisht të huaj. Kështu Edipi Mbret i teatrit mbarë-kombëtar aktron publiken, për vetë publiken, sipas principit se “asnjë formë teatri, që nuk ka një lidhje ombelikale mes asaj që ndodh në botë dhe asaj që vë në skenë, s’ka kurrëfarë mundësie të ardhmeje me vlerë!” ai përdor gjuhën tonë të sotme, pa u shtirur si mësuesi i historisë antike.

“Edipi mbret” i Teatrit (mbarë)Kombëtar im, dhe ndikimi te gazetaria kulturore.
Kur filluan të vinin në Tiranë ca burra, që seriozotet të plotë në kostum-këmishë-gravatë, ngjiteshin në skenë, dhe pas pak ngriheshin nga piano për të vënë copa kauçuku a druri mes telave të pianos e ktheheshin tu binin ca çjerrjeve-tinguj me në fytyrë kënaqësinë e Einsteinit ... ca burra seriozë që ti harroje të merrje frymë se ai njeriu, që deri atëherë po testonte në sa mënyra është në gjendje të klithë violina, po s’po bënte të pabëra të paktën, ngrihej nga karrigia... dhe me seiozitet maksimal me intrumentistët të thyente përtokë me rradhë shishe materialesh të ndryshme - sipas një logjike që na dukej do krijonte zili edhe për spialin nr.5... kur vinin në Tiranë ca virtuozë, violonceli i të cilëve kushtonte sa gjysma e pallatit tënd, që përpara koncertit përpëliteshin të ç’akordonin saktë instrumentat, se kishin La-në e vetë ata!! Dhe ca soprano që kishin vendosur të torturonin dynjanë me përdorimin e zërit vetëm aty ku shpon veshët si sirenë zjarri... klithmë pas klithme. Kur zbrisnin këta të llahtarisurët në Tiranë ... ne ishim aty te 17 vjeç. Dhe kishim 11 vjet që gjëmonim “ku e ke ndjenjën, copë druri është ajo?”-në nëpër taste ... (druri se piano hesapi!) duke menduar se mes kaosit të adoleshencës sonë dhe asaj kolektive të pas-90-ës, ia kishim idenë së paku një gjëje...
Ateherë erdhën këta. Dhe e kishin edhe seriozisht!
Dhe simeqë “artistët” janë që kërthi xhelozë, te 5-a ata, pas 5-ës dhe ne! Sepse kur je adoleshent dhe pyetjes “pse e bëre muzikën kështu?” ti përgjigjen me “se kështu bëhet”, të kanë vënë automatikisht në sfidë. Dhe hyn me kokë në çdo cep ku dyshon të panjohurën, duke kaluar gjithëfarëlloj abstraksionesh e abstragimeve nën lupë... në kërkim tingulli mes zhurmave, muzike në skica psikopatike, teatri te schoenbergu që ta paraqesin si të ish gjëja më nantyrale në botë ... duke dashur të kuptonim si ish zhvillar gjithë ai modernitet e postmodernitet që nuk e deshifronim dot. Dhe shqyem sistemet logjike e perceptuese, ata si detyrë morale për tu kthyer në shtëpi!...Derisa veshi dëgjon absurdin e përqindjeve të tingullit në x zë, menyrën e prekjejes së intsrumenteve, dhe vizualen te imagjinimi nww mungesww sww konceptit tww formwws. Dhe hyn e del te kërkimi kush, ku, pse, si, në ç’kushte, me ç’mjete për çsynim (deri te çkarakter kishin prodhuesët).., në gërmim të abstraktes, që të përfundon raporti i saj me tradicionalen. Për shtëpinë, ku erdhëm e ikën dhe ikën e erdhën e ikën. Ku s’të mbetet veç ta ruash sa të fillojë të zgjohet ngadalë. Dhe ku për nuk has më gjë të ngjallur pë aq vite sa bindesh se ske ç’bën më, mbledh mendjen, ndryshon thelbin për të pranuar atë çorbën e gjetur nuk di ç’është, veç ai vendi ku vinin ata të lajthiturit që duheshin kuptuar nuk është! Ku po të mos kishim lënë tanët rrugëve, do ishim tharë për informacion.
Pastaj vjen ky vit dhe e gjen veten dy here në pak muaj tekstualisht me gojë hapur (që e merr vesh se vjen ta mbyll shoqja në krah)!
Bushpepa në fillimviti, Hep-Hepi pak në vonë dhe pastaj duke mos iu besuar syve gjatë një ore e gjysmë ... ky Edip! Në Tiranë!!! Edipi i një orë e gjysmë ku në çdo skenë vetëm një fjali nëpër kokë: e kanë ndërtuar nga aplikimi i teorise (në atë rast do ish një realizim shumë i mirë i tyre! pak e pamundur gjithsesi, se traditën e adaptimit të produktit artistik si reflektim zhvillimi kulturor me drejtim nga teoria në praktitkë nuk para e kam nisurderi tani!) apo ju ka dalë së brendshmi dhe nis e behet gjendja “tranzicionale” e Tiranës parajsë, parjeje në praktike të asaj me të cilën u pate ngazëllyer edhe veyëm në teori (dhe sado kjo të ish në kufijtë e Dorotesë që kur përplas thembrat përfundon realisht në shtëpi dhe jo në ndonjë cep tjetër Ozi përsëri)? Për shkak të shenjave të aty-këtushme por që prekin pothuaj gjithë disiplinat artistike. Lëvizjeje e nëndheshme, që ndryshimin, rregullisht dhe në mënyrë ciklike gjithmonë kështu e ka sjellë: fillon të afrojë steriliteti i epokës, kjo prodhon tensionin e pasigurisë dhe mungesës së perspektivës shoqërore, artistët fillojnë të grinden, tensioni piqet, produkti artistik ndryshon, mesazhi ndjesor përpunohet, kthehet në ide, fillon shoqëria të reflektojë përmes ndryshimit zhvillues.
Por ky Edip ishte gjithsesi cilësisht shumë herët! Sipas skemave teorike, ka kapërcyer shumë shkallë. S’është se s’ka ndodhur më parë në Shqipëri sepse proceset e muzikës së lehtë i kaluam pa i marrë vesh, pa i dokumentuar, organizuar e më rëndësishme ndihmuar me trajtimin përmes ligjërimit. Kish realizuar pritshmërië e pas nja dy vitesh.
Dhe pas bisedës me përgjegjësen e gjestikës e koreografisë znj. Andrea e kompozitorin z. Dhomim duke i ndërtuar pyetjet me trajektore nga hëna për të mos influencuar përgjigjjet, rezuktoi edhe opsioni më i mirë i pritshëm:
Edipi është prodhim i daljes në sipërfaqe të pjekjes së fazës së zhvillimit të së nënndërgjegjshmes kolektive!
Sepse megjithëse i formuluar në gjuhë bashkëkohore të pa përpunuar si përvojë e brendshme nga asnjëra prej shoqërive tona, gërshetimi i elementit të njohur me integrimin e risisë si çmontuese e herë pas herëshme të tensionit të tragjedisë e bëri Edipin të realizojë këtë kapërcim pa i prekur aftësinë për tu vënë në gjendje komunikimi me publikun, Dhe kështu Edipi funksionoi.
Sepse Znj Andrea të thotë që struktura u ndërtua në bashkëpunim mes trupës: “iu kërkua fillimisht secilit prej aktorëve të paraqiste një dhimbje fizike ... me përjashtim të dy aktoreve nga të cilat njëra e shfaqi simulimin në krah e tjetra në këmbë, të gjithë të tjerët dhimbjen e simuluan në kraharor, kokë e bark”, dhe më tej u eksplorua nëpër rituale përgjithësisht lojrash, duke qenë se ato përmbajnë qasjen feminore e rrjedhimisht të sinqertë (“në lojë njihet njeriu” – thotë ajo) dhe u mbërrit në një formulim në bashkëpunim.” Dhe po kështu shohim dhimbjen në skenën hyrëse të shfaqjes përmes lëvizjeve që minimalisht transmetojnë përpwlitjen e makimalisht dhimbjen si transmetuese mesazhi pa nevojë të domosdoshme për shpjegim! Po ashtu lëvizja nëpër skenë, ku nuk identifikon dot një skemë të përsëritshme, por nuk percepton rrëmujë, si për të sjellë perceptimin e bashkëegzistencës së pangé për tu parë në sy, por dinë të koordinohen së brendshëmi pa u përplasur a penguar ndër vedi.
Dhe Rituali, rituali si thirrja për rimarrjen në pronësi të normalitetit procesual të kulturës. Si thirrja e nënvetëdijes për të rrimarrw shkopin mbajtës në dorë. Dhe si thirrja për skadimin e kohës së hutimit dhe ardhja e kohës së kthimit... në shtëpi.
Po kështu kompozitori Trimor Dhomi përgjigjet se pavarësisht se ai ka punuar mbi një koncept paraprakisht të mirëkonceptuar të tij, i ka lënë “gjatë gjithë këtij procesi të hapur mundësinë për gjetje, risi e figura që dalin rastësisht a të qëllimshme nga vetë aktorët.” Muzika paraqet qartë që në tingujt e rrahjet e para referencat krahinore duke kryer kështu atë procesin e identifikimit të përkatësisë kulturore. Referencat vijojnë njëra-tjetren derisa ndërlidhen në një linjë integruese. Ky proces e gjen maksimumin e realizmit të vet, në pikën me kulmore shfaqjes: me një përzgjedhje të mahnitshme ritmike sepse është iluzion. Iluzion ritmi verior për shkak të rrahjes, iluzion i përforcuar fuqishëm ndërsa ritualiteti përmes goditjeve me hunj në shesh i komplikon strukturën akoma më tej dhe mbërritur në ekspresivitetin emocional kulmor. Iluzion i synuar edhe për të dhënë ndjesinë e koherencës perfekte të dy skajeve të karakterestikave folkloristike veriore e jugore, dhe që nëse përkthehet sipas reagimit të publikut, vërteton deklaratën e kompozitorit “se folkloret a skajeve gjeografike kanë në të vërtetë aq shumë të përbashkëta sa në varësi të kombinimit mund edhe të përbëjnë një trup të vetëm të unifikuar”. Dhe kur rituali nis të përforcohet përmes fillimisht një soloje me nuanca jugore të shoqëruar me marshim rrethor përforcues edhe kori bashkohet, por si plotësim përmes shumëzërëshit dhe jo funksionit të antikitetit grek të rolit vetëm përforcues të një mesazhi. Aftësia harmonizuese e gjuhëve folkloristike në dukje të papajtueshme ruan dallueshmërinë e tyre pikërisht për tju përforcuar ngjashmërinë përkatësore me të njëjtin bosht. E gjithë kjo e realizuar nga aktorë që megjithëse nuk janë këngëtarë, në ndërdispilinaritetin e aplikuar kanë të përfshrë në staf edhe tenorin R. Llupo që mban linjat melodike, duke mundësuar ruajtjen e cilësisë edhe në këtë aspekt. Dhe mediatikisht edhe regjizori Ilir Bokshi qëndron në po të njëjtin realizimit përmes bashkëpunimit.
Por Edipi duke nxjerë së brendshmi gjestin dhe tingullin si shkarkues. Dhe duke koordinuar regjinë në bashkëveprim moshash, profesionesh, arsimimesh e krahinash, formime, qëndrime, simbolike si mesazhe të qarta të tregimit të zhvillimit edhe intelektual të kulturës përveçse kulturore, dhe mesazhe simbolike të përcjelljes së ndjesisë në këtë gjendje shoqërore.
Bashkëkohësia në përdorim simbolike: Ritrajtimi edhe vetëm fragmentar, me gjuhë që nuk krijon paralele me personazhin origjinar në vetvete, por trajtimin e tij si fenomen, duke e hequr përgjegjësinë nga një shkak-pasojë antike dhe sjelljen e ndodhisë në probabilitetin e ndodhjes edhe në tw sotmen edhe te çdonjëri prej nesh, është një nevojë rikonceptimi konstelacionesh morale, që e shohim në produktet e fazave të ndryshimit të shoqërive qysh ca kohë më parë. Fillimisht rreth viteve 70’ te ritrajtimi, copëtimi dhunimi shpërthimi i Shekspirit nga Carmelo Bene, me të cili Edipi ndan konceptin por jo shpërthimin emocional edhe pse intensitetin komunikues po.
Dhe e gjejmë nevojën e rikonsiderimit të vlerave te djalli jo më i frikshëm a tundues por i pështirë e gati qesharak i Faustit të Sokurovit të përpara dy vitesh, Rikonceptuar si për të thënë se e keqja sot nuk është më e rrezikshme për shkak të sjfaqjes por pikërisht sepse kjo shfaqje stë bën më shumë përshtypje..
Dhe duke mos besuar fort në rastësi përzgjedhjeje gjuhe komunikimi kulturor, po e quaj përzgjedhjen e subjektit të Edipit për tu vënë edhe në dy versione të tjera përpara një viti në Torino, si identifikim me sakrificën gjithëpalëshe për të shmangur një të keqe që vjen e të gjen, si fakt i kryer, dhe trajtim i subjektit, që me fundin e komunikimit të veprojë si shoqërim në mbyllje të procesit drejt nisjes së tjetrit. Kështu shoqëria fqinjë që si zhvilim, me dazën e parë të Edipit Mbret kanë mbaruar punë. Kryer ndërgjegjësimit të nisjes së ndryshimit, ata inskenojnë Edipin në Kolonë të fokusuar te Edipi me sy të fashuar pasi i ka nxjerre dhe për të cilin raportohet se qëndron gjatë gjithë veprës shtrirë pa lëvizur, si për të dhënë idene klaustrofobisë së trupit me veten. Realizimi i dytë është Antigona, si pjesë e një trilogjie trupe alternative me angazhim transmetimi mesazesh politike përmes teatrit. Si për të thënë: ç’u bë, u bë, po tani?
Kori luan një tjetër rol simbolik shumë të rëndësihëm: ai hedh fillimisht tej qenien turmë. Është performuesi i ritualeve si simbol i bartësit të tokës nën këmbë të kulturës, kujtesën kulturore të saj. Kori ndërvepron dhe merr kurajën e artikulimit të fjalëve shumë të rënda për tu thene nga Edipi. Dhe për një habi të mëtejme, në dialogun mes Edipit dhe Jokastës , kori për herë të parë e fundit ndahet me përkatësi gjinore. E ti sheh se këto grupe po luajnë rolin e vizualizimit të së brendshmes së personazheve. Kështu kur Jokasta realizon se Edipi është i biri ajo ruan palëvizshmërinë e mimikës ndërsa, roli i përfaqësimit të shqetesimit duket se trasportohet te kori i vajzave pas saj që po “tirrnin” lidhjes e historisë me lidhjes e shamive që i lidhen më vonë rreth trupit Jpkastës. Edhe ndërsa është duke iu përforcuar dyshimi Edipit, aimban gjithashtu mimikën të pandryshuar por, është kori i djemve pas tij që fillon tëveproje çorientuar me alternimin e deri në çorintim total të tyre, dhe kur duket se do të kuptohet nga Edipi e vërteta, pra rreziku i shfaqjes së tragjedisë situate zgjidhet papritur me kthimin në e skenës në arene loje.
Ritualet performohen me rregullsi e përkatësi zhanri të atille sa vështirë të shpëtojë nga vëmendja përdorimi i këtij kompozimi si deklarim i rëndësisë së ritualitetit si bosht përmbledhës i atij bagazhi. Loja është gjithashtu një element që “shpëton” kulmimet në tragjiket duke hyre si zgjidhje arratisëse me rregullsi në çdo moment kyç.
"Edipi mbret" vjen edhe si zgjim i politikes kulturore sepse është prova që zhvillimi kulturor ndjek rrugën e tij gjithmonë, kushtet e jashtme mund ta vonojnë vetëm pjesërisht. Vetë pëfundimi i shfaqjes me zgjidhjen e shallëve dhe me to çlirimin prej verbërisë kolektive me një gjest vullneti për këtë përfaqëson edhe simbolin e fundëm që transformimi kryesor që duhet kryer: vetëdijësimit që tashmë nënvetëdija kolektive sjell produktin e dytë në shumë pak kohë që ndjen nevojën e kthimit ku e braktisëm reflektimin e zhvillimit. Duket sikur kjo nënvetdije s’është më e trembur, sapo e ka kapërcyer pragun e frikës së pamundësisë së çlirimit nga zakonet e transformuara në reflekse prej pësimit të diktaturave respektiv. Por që proceset e “shërimit” reflekseve të besimit kolektiv e kurajës të funksionojnë duhet të kuptohet çfarë është dëmtuar nga kjo trashëgimi refleksesh bazike nga sistemi politik i pësuar.
Në shoqëritë e dala nga këto lloje sistemesh propagande është e kuptueshme që shohin tju dëmtohet a zhvleftësohet së pari komunikimit verbal si transmetues përmbajtjeje. Proceset që konsistojnë në kujdesin kundrejt gjuhes së përdorur së ligjërim me theksin te pamundëisa e ndërveprimit në kushte evidentimi të shenjave të rrezikshmwrrisë së ndëshkimit, intonacionit kërcënues dhe referimit kundrejt konceptit të së përbashkëtës së pretenduar si e detyruar.
Dhe në pothuaj në çdo dy ditë edhe këtu duhet shtuar nga një fjali! Sepse ndodh psh që e gjen një edip edhe në skenë kënge, sepse si në çdo kulturë tjetër zhanret ndjekin njëra tjetrën, duke ralizuar kështu gradualisht përfshirjen të gjithë hapësirës publike. Kështu duke qenë se muzika e prodhuar nga brenda, është si elefanti, do bindje të konsiderueshme të brendshme që të lëvizë se do fuqi për të ngritur veten nga vendi, deri tani rezultonte se ajo ish tërhequr. Deri sa, si produkt kulturor e nxorri kokën! I rrituri në moshë sa realizuesët e Edipit nuk ka lëvizur ende kështu që vjen ti bëjë punën, ulërima e ndjesisë, e pa kaluar në filtra, që do të thyeje gjendjen e strukjes dhe të plotësuajë panoramën e lëvizjes me të gjithë zhanret, me Bushpepën. Duke klithur viktimizimin në gjuhë të marrë shumë më larg nga sa mund të ketë ruajtur ende kujtesa e përbashkët, por duke klithur fytyrës vetëviktimizimin....siç tentohet ti bëhet magji magjisë për ta hequr qafe. Në rrëmujën e brendshme të shoqërisë e sipër... por duke klithur, dhe kryer daljen nga skema çark edhe të muzikës sonë kuptueshëm ende pak elefant.
Dhe ky Edip, përveç të tjerave vërtetohet gradualissht edhe si ofruesi i lirisë së çadrës së madhe mbrojtëse për gjithcka ndodh brenda, sepse standartin e vuri dhe përditësoi vetë. Ky Edip që TASHME është shqiptar, sepse nuk ka as shume fjale as shume nota por gersheton egzitencen njerezore si tingull kod dhe ndjesi Edipi është tashmë shqiptar sepse përdor gjuhën e vetme të kuptueshme dhe praanueshme nga një popullsi e lodhur nga britmat.
Dhe kështu Edipi është prodhim i dëshirës se komunikimit ndërndjesor, të përbashkët e mbarëkrahinor, dhe prandaj,
ndërsa publiku heshtohet e fjala edhe brenda kokës, edhe për disa kohë pas shfaqjes, e humbet refleksin e domosdoshmërisë së egzistencës; ndërsa transmetimi informativ mediatik mbart të njëjtin derivat transmetimi emocional, … Edipi funksionoi!
Dhe rastin e natës së dytë të shfaqjes, arriti të mbante publikun të lidhur përgjatë gjithë shfaqjes aq sa edhe fizikisht pothuaj nuk ndërroi pozicionin e trupit të marrë për të mundësuar shikimin e skenës.
Në shfaqjen e tretë mbushi sallën, në një të enjte rrebeshi shiu absurd për Tiranën.
Dhe si për përforcim të shkallës së impaktit, shfaqja ndiqet nga një seri raportimesh mediatike që ndoshta për herë të parë për produktet artistike vendase, kapërcejnë dukshëm kufirin raportimit duke prodhuar një informacion që përmban jo vetëm të dhëna por edhe vlerësim përjetimi pra kuptimi e rrjedhimisht funksionimi të veprës. Raportim që mbase po për herë të parë ruan automatikisht kufijtë e vlerësimit brenda përkatësisë profesionale farë ruan nga shkembimi e moskuptimit për difekt të produktit. Ky raportim mediatik, – me një kënaqësi të jashtëzakonshme konstatimi – papritur gjithashtu i kapërcyer cilësisht shumë më shumë shkallë nga ç’do të mund të parashikonte probabiliteti teorik përmban në vetvete edhe përfaqësimin e cilësisë së produktit të ofruar.
Përjetimi si bashkëjetim e rrjedhimisht kuptim mesazhi është ofruar mjaftueshëm duke mos detyruar nevojën e kërkimit të sforcuar të elementëve përfaqësues të veprës.
Sepse Edipi solli risi që nuk konsistonin në elemente teknikë shtesë por, risi me heshtjen, ndalesen, pëshpërimën e mungesës së zërit kur ngre dorën për të piskamuar “une mbeta vetëm” dhe zëri as del as ka më rëndësi të dalë sepse artikulimi është vetë çliruesi. Risia është emocionimi vetëm aq sa duhet për mos të të lehtësuar arratisjen mbrapsht te kyçja brenda. Është “shtëpia” në melodi, në këndim, në shkrirje e rinjohje. Është shtepia në sheshin përpara pallatit por me njerëz të rritur që nuk ulërasin më në vrap e sipër, të rritur tashmë, si ti. Risia është në intonacion artikulimi fjale, e shkarkuar nga vetëdija e pushtetit, është në intonacion fjalie të njohshme pothuaj si ligjërim i përditshmërisë. Risia është se edipi nuk vdes, dhe nuk ndëshkon veten në skenë, si hap i parë i faljes së vetes (shoqerisë) për paaftësinë e kuptimit të mëparshëm. Edipi vjen si pasqyrim i një krize kulturore shumë më të gjerë duke u renditur ashtu me pak fjalë, letëridentifikimi në dorë.
Edipi funksionoi. Dhe funksionoi se erdhi të komunikonte aty ku kishim ca kohë që kishim zënë vend këmbkryq. As duke pritur jo.
Botuar ne gazeten “Shqip” dt 1 prill 2013

Ju lutemi lidhuni që të bëni një koment.

Komente (0)

Nuk ka asnjë koment.