Anëtarësohuni  Harruat?   

Narcisi ne pasqyren e vet

Nga Domenique Eolton

Narcisi ne pasqyren e vet

Nocioni kryesor ketu eshte ai i "mjedisit". Gjate gjithe vitit, vihet ne skene akuariumi. Mediat flasin per libra te shkruar nga gazetaret. Yjet e shoe-biz-it dhe te botes se komunikimit behen mendimtare te kohes. Ne emisionet e rralla kushtuar ideve, drejtuesit, gjithnje e me te shumte ne studiot televizive, shpenzojne po aq kohe per t'i dhene vlere vetes sa edhe per t'u interesuar realisht per te ftuarit e tyre. I ftuari behet nje garanci per sistemin. Dhe shpesh eshte fjala per te njejtet te ftuar qe qarkullojne nga studioja ne studio; ata kane gjithmone nje prodhim-liber, disk, spektakel - qe duhet promovuar. Shtoni ketu dhe disa politikane te zhdervjellet para kamerave, ca teknokrate qe kane per detyre te "mendojne" mbi boten dhe ja ku u be ky mjedisi "i famshem" qe, nga radioja te televizioni, nga artikujt e shtypit ne te perjavshmet, nga festivalet te drekat jashte, perben ate rreth te ngushte te nje elite te veteshpallur. Viti eshte i ndare ne takime, ku ky mjedis plotesisht endogjen takohet dhe luan komedine e vellazerimit, nderkohe qe, konkurrenca aty eshte e pameshirshme. Eshte me mire te mos perjashtohesh nga skena, sepse eshte e veshtire te hipesh aty perseri. Prandaj shume prej tyre perdorin mjete te shumta. A mund ta merrni me mend se sa shume gazetare dhe drejtues emisionesh hasim gjate dites apo javes ne mediat e ndryshme te shkruara apo audiovizuale? Ndermjet drejtuesve te emisioneve dhe producenteve, ndonjehere kufijte jane kaq poroze saqe cdo gje perzihet.



Nuk do te rreshtim se theni se ky proces mediatizmi, kur eshte karikatural, behet nje faktor kundershtimi per mediat dhe komunikimin. Nga ana tjeter keta "mbreter te komunikimit" mendojne se publiku do te miratoje qendrimin e tyre. Por audienca nuk thote gjithcka, perkundrazi. Ideja e nje distancimi ironik dhe kritik nga publiku nuk na shkon dhe aq neper mend. Sigurisht publiku eshte voyeur; ai vdes per kotesirat dhe skandalet, por eshte njekohesisht me kritik nga sa e mendojme, me ironik ndaj kaq shume kotesirash. Spektator, por jo naiv. Pra gjithmone e me pak i tille.



Me nje fjale, ka nje si mur mediatik. Shume fjale, te thjeshta dhe te shpejta, shume analiza te menjehershme, shume gjera te rendomta shprehen nga ndergjegjet e kohes, qe dine gjithcka dhe mjaftohen me disa formula te goditura. Kjo eshte paksa shoqeria e spektaklit. Dhe kjo s'ka fare te beje me ata qe rrine ne vendin e tyre, ne kenge apo spektakel, lojera, informacion, prodhim... Kjo ka te beje me ata qe, kur arrijne nje fare fame ne fushen e tyre, priren te mendojne se jane te autorizuar te shprehen mbi gjithcka. Atehere, secili nis te jetoje nen shikimin e tjetrit. Ne nje fare menyre, duke ushqyer keshtu rezerven ndaj komunikimit, bota mediatike eshte armiku i vetvetes. Hapesira publike e mediatizuar kujton se eshte thelbi i kultures; elitat televizive mbahen si elita; romancieret e suksesshem si elita letrare, dhe intelektualet mediatike si pararoja te mendimit. Perderisa gjithcka qe eshte e rendesishme eshte ne media, atehere ata qe jane ne media jane te rendesishem. Narcisizmi, vetekenaqesia, karakteri endogam, nje fare pretendimi, fenomeni i oborrit, nje fare antiintelektualizmi jane tipare te ketij mikromjedisi qe ka shume prirje sot per te pervetesuar kriteret e inteligjences. Duke pasur si detyre - gje qe s'eshte e lehte - te siguroje nje fare transparence te shoqerise per vetveten, ai shnderrohet ne etalon i shoqerise dhe demokracise. Ky rreth mediatik dhe satelitet e tij nuk zgjerohen shume dhe e ngaterrojne driten qe hedh mbi boten me driten e botes, duke kujtuar me naivitet se eshte zemra e modernitetit dhe e shoqerise. Fakti qe kontrollojne kuptimin e imazhit, te mediave nuk u jep atyre te drejte te kthehen ne zot te qytetit. Sigurisht, vetem nje pakice e vogel gazetaresh, drejtues emisionesh, producentesh... rrezikojne ta pesojne kete devijim, ndersa profesionistet, ne teresine e tyre jane me modeste dhe ruajtes te vlerave demokratike. Por eshte krejt mjedisi i komunikimit qe per shkak te heterogjenitetit rrezikon te vuaje demet e spirales mediatike.



Ne kete shfaqje te nje mjedisi narcisist, krejt pergjegjesia bie mbi komunikimin. Forma sundon mbi brendine, stili mbi qenien, dukja mbi realitetin. Gjithcka eshte mode, ndryshim, shpejtesi dhe te jep pershtypjen se pjesa me e madhe e popullsise eshte gjithmone me vonese, nje ide, nje mode, nje revolucion "mbrapa". Ketu komunikimi eshte nje pretekst, nje karikature. Vetem se, ngaqe shohim vetem ate, arrijme ne perfundimin se cdo komunikim eshte keshtu. Eshte sundimi i "te qenit-aty" ku gjithcka s'eshte vecse shikime. Yllezimi i shoqerise kishte filluar me kinemane dhe me shtypin per publikun e gjere, ai shperthen qysh prej nje gjysmeshekulli, duke ilustruar krizen e vlerave qe ka pershkuar shoqerite tona. Dje kishte te tjera vlera politika, shkenca, feja, bota ushtarake, fshatare... shkurt nje larmi legjitimitetesh ne konkurrence. Sot gjithcka renditet ne logjiken mediatike, qe behet legjitimiteti kryesor. Dhe shkaqet e rrudhjes se sistemit te vlerave nuk kane te bejne dhe aq me komunikimin, por meqe ne shohim vetem ate, ky i fundit behet edhe simbol, edhe karikature. Atehere gjithsecili bie ne kurthin e imazhit. Ka njekohesisht liri individuale dhe mbyllje ne lojera rolesh. Gjithmone ka pasur loje me role, por sot roli shoqeror integron te gjitha aspektet e personalitetit.

Ju lutemi lidhuni që të bëni një koment.

Komente (0)

Nuk ka asnjë koment.