Anëtarësohuni  Harruat?   

Takimet e 28 Mars dhe 4 Prill

Gjendja e Skenës Kulturore te Pavarur në Shqipëri: rrugëdaljet dhe zhvillimet e ardhshme
28 Mars dhe 4 Prill

Takimet u zhvillua ne kuadrin e gjendjes se asfikuar ne te cilen ndodhet Skena e Pavarur Kulturore ne Shqiperi për të bërë një reflektim, një analizë dhe vetë-kritikë për gjendjen e saj, në mënyrë që të thellohet debati në lidhje me këtë çështje.

Keto takimet synuan njohjen e aktoreve aktive qe perbejne SPK ne Tirane, njohjen e problematikave dhe ngritjen e debatit në nivel lokal dhe kombëtar rreth gjendjes se SPK. Këtij qëllimi i shërben njohja dhe roli i artit dhe kultures ne edukimin estetik shpirteror si dhe gjetja e barazpeshave social politike ekonomike në këto fusha, ndikimi i ngjarjeve kulturore te SPK në jetën e qyteteve tona.

Takimet patën nje profil teorik ne aspektin e evidentimit te fushave qe perbejne kulturen e sotme, problemeve qe karakterizojne prodhimin dhe promovimin e kultures te pavarur ne Shqiperi.



Disa nga çeshtjet qe u ngrejten me 28 Mars 2013

1. Mungesa e nje data baze te Skenes se Pavarur Kulturore

2. Komunikimi i mesazheve te SPK dhe problemet e me prezencen e audiences ne eventet e SPK. Potencial i madh audience, rinia universitare (rreth 100 mije studente)

2- Mungesa e debatit mes aktoreve te SPK dhe mungesa e impaktit ne publik dhe ne rrafshin mediatik: krijimi i hapesirave te programeve dhe debateve televizive te artit dhe kultures bashkohore ne televizionet kombetare.

3. Mungesa e rregullave te qarta dhe transparences nga ana e Institucioneve publike, Ministri e Kultures, Bashkia ne financimin e projekteve te kultures qe paraqiten nga SPK.




.
4. Qartesimi i statusit te artistit

Ne tranzicionin shqiptar, kategoria e artisteve ka mbetur shume e papercaktuar ne thelbin legjislativ. Artistet duhet te kene avantazhet e tyre si shoqerore, si fiskale, dhe nje çertifikim i tyre eshte mese i nevojshem sipas kritereve te vendosura nga kriteret me specialistet e fushave perkatese.

5. Mungesa e dialogut mes kultures dhe politikëberesve:



6. Rishikim i legjislacionit per ligjin e Sponsorizimit/ Filantropine

Përgatitja e legjislacionit per sponsorizimet të cilat garantojnë një fluks financimi privat të bazuar në kontribute financiare vjetore. Krijimi nje klime te volitshme per sponsorizimet, duke inkurajuar kompanite private ne Shqiperi qe te financojne aktivitetet, projektet e SPKdhe te kene si kundershperblim ulje te taksave.


7. Mungesa e rolit te nje rregullatori te promovimit te artit dhe kultures te shtetit per te shtuar investimet private ne art, kulture


8. Shteti nuk duhet te shihet si i vetmi burim financimi por duhen diversifikuar burimet financiare Organizatat (fitim dhe jo-fitimprurese) kulturore jo vetem duhet te perfeksionojne metodikat e tyre te afrimit te donatoreve lokal/kombetar/nderkombetar dhe 'joshjes' se kompanive te biznesit (sponsoreve) - gje e cila kerkon profesioniste te mire.

Por ato duhet te hedhin syte nga te ardhurat e fituara nga organizatat e SPK ne Ballkanin Perendimor qe arrijne ne 40-45%. Nje diversifikim i tille i burimeve financiare do te siguronte pa asnje dyshim nje jete te gjate per ONG pamvaresisht krizave ekonomike apo vendimeve politike.




*Nga Iris Elezi : (Shkolla e Filmit Marubi),

Cilesia e produktit artistik:

Ashtu si në çdo fushë tjetër të ekonomisë, dhe në atë të arteve e kultures është tregu që forcon cilësinë e ofertës artistike. Ajo që do ta forconte kompeticionin në aspektin cilësor te Skenes se Pavarur Kulturore do te ishte krijimi i mekanizmave seleksionuese ne tregun e artit. Gazetat apo revistat e specializuara, do te ishin të domosdoshme per orientimin e shijeve estike te publikut dhe vleresimin e duhur te ofertave artistike nga ana e publikut






*Blerina Berberi: (Ekphrasis Studio)

a. Perfshirjes se artizanatit dhe trashegimiese kulturore ne industrine e kultures.

b. Berjen e nje manifesti per artistet


*Agron Xharra,

Ceshtje e sigurise se artistit dhe ceshtje te lidhura me copyrightin



Disa nga çeshtjet qe ngrejtën nga diskutant me 4 Prill 2013



*Gjergj Prevazi (Albanian Dance Company)

a) Rendesia e Krijimit te Skenes se Pavarur Kulturore, berja e njohur publikut pse duhet mbeshtetur Skena e Pavarur Kulturore. Edukimi i publikut nepermjet artit dhe kultures
b) Afrimi i miqve dhe personave me peshe publike prane SPK


*Ardita Gjeçi (Portali “Ekonomia e Artit”)

Nevoja e mbledhjes se informacionit per gjendjen ne aspektin cilesor dhe sasior te SPK ne Shqiperi.


* Andi Tepelena (Qendra Art Kontakt)

Trysnia per permiresimin e politikave kulturore nepermjet trysnine ndaj politik bereseve. Gjetja e mekanizmave per te implementuar nje takse per kulturen. Shembulli i llotarise kombetare ne Itali


* Rubin Beqo (Remix –The Space)

Nevoja per mobilizim aktiv nga pjesetaret e SPK ne Shqiperi. Kthimi i vendeve urbane ne hapesira te artikulit intelektual dhe kulturor


* Armada Molla (Turizmi kulturor)

Nevoja e gjallerimet te vendeve me konotacion turistik, nepermjet nje strategjie qe rrit perdorimin e kulturers per ti bere sa me atraktive keto vende, sidomos ne periudhen se sezonit turistik.

*Ervis Mance (Fondacioni EDS)

Nje qasje me pragmatiste e SPK ndaj Kompanive qe sponsorizojne ne fushen e kultures.
Berja atraktive per keto kompani e ofertes kulturore te SPK.


*Arbies Komoni ( Shoqate per teatrin eksperimental)

Rendesia e vullnetarizmit ne eventet e organizuara nga SPK


* Endri Dani dhe Remijon Pronja (Miza Galeri)

Qarkullimi i informacionit dhe kapaciteve njerezore brenda SPK.


* Wendy Morava (Shoqata Kaktus Vadevid )

Rendesia e mbeshtetjes te aktiviteteve te SPK nga ana e mediave per nje sensibilizim me te madh te publikut.

Ju lutemi lidhuni që të bëni një koment.

Komente (0)

Nuk ka asnjë koment.