Anëtarësohuni  Harruat?   

Më datë 17 Janar në Galeri Kalo u mblodh Forumi i SPK

Më datë 17 Janar, ora 18.00 në Galeri Kalo u mblodh Forumi i SPK
Rezyme e këtij takimi konsultativ si më poshtë:
Fillimi i proçesit të ristrukturimit të SPK-së, hartimi i statutit, zgjedhja e Bordit Drejtues dhe
Grupit Koordinator.
Ndërkohë deri në ristrukturimin e saj, u ngrejt një grup pune me ‘think tanks’ që do të
angazhohet për çështje prioritare siç është përfshirja në konsultime publike për Projektligjin për
[b]Artin dhe Kulturën[b]që është në proçes e sipër, ku sipas ligjit për të drejtën e konsultimit publik
kërkohet përfshirja e shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit. U nënvizua fakti që ky ligj
duhet të jetë nën frymën e Konventës së Uneskos dhe ligjeve të Bashkimit Europian për kulturën.
Një ndër pikat e shumë debatuara ishte çështja e rikthimit të QKAK (Qendra Kombëtare e
Artit dhe Kulturës) qe u shfuqizua nga Ministria e Kulturës pa asnjë argumentim ligjor bindës.
Modeli i Qendrës ishte konceptuar në bashkëpunim me ekspertë të Këshillit të Arteve në Britani
i cili mendohet se është nje nga modelet me të mira kulturore pasi e bën të pavarur vlerësimin e
KRIJIMTARISE nga ndikimi politik.
U hodh edhe ideja e ndërmarjes së një nisme ligjore për krijimin e një FONDACIONI PER
ARTIN SHQIPTAR. Ky Fondacion të financohet direkt nga buxheti i Parlamentit sipas një ligji
të posaçëm, njëlloj siç është ligji për krijimin e Agjencisë së Shoqerisë Civile (AMSHC). Kjo do
të bënte që ky organizëm mos të mos varej nga buxheti i Ministrisë, tekat e ministrit të rradhes
apo ndërrimet e pushtetit.
• STATUSI I ARTISTIT: Asnjë nga qeveritë e majta apo të djathta nuk e kanë qartësuar këtë
status, që është themeltar për organizimin e skenës artistike të vendit.
• Rishikim i ligjit specifik për INVESTIMET NE ART, (sipas modelit Francez).
• SPONSORIMET: Një temë e diskutuar ishte përfshirja në objektivat strategjikë dhe ndryshimi
sa më parë i Ligjit për Sponsorizimet, Filantropinë dhe Donacionet që është shumë kufizues për
bizneset që mund të gjeneronin fonde shtesë për financimin e kulturës. Përsa i përket
sponsorizimeve private duhet që Ministria e Kulturës të nxisë ligjin e sponsorizimit në mënyrë që
të gjithë kompanitë private, jo vetem ato të lojrave të fatit, të shohin interes në sponsorizimet për
artin dhe kulturën. Aktualisht kompanitë e mëdha i shpenzojnë gati 90% të buxhetit të
marketingut të tyre në reklama në media, kryesisht në showbiz, (shuma që kapin vlera në qindra
mijra euro). Sfida e SPK-s është të bëhet katalizator për të korrektuar këtë situatë në favor të artit
dhe kulturës elitare.
• Nje argument tjetër që u shtrua ishte AUTONOMIA E INSTITUCIONEVE KULTURORE
si; Teatri, TKOPAB, Muzeume etj. në mbajtjen e të ardhurave të biletava që sigurohen nga
publiku. Aktualisht institucionet mbajnë vetëm 10% e të ardhurave nga biletat, pjesa tjetër ( 90%
) i shkon Ministrisë së Financës e cila nga ana e saj nuk i kanalizon art dhe në kulturë, por
shkojnë në drejtim të paditur për nevojat e saj.
• Fondi për projekte i Ministrisë së Kulturës është një mundësi për organizatat dhe shoqatat
kulturore dhe artistët që të realizojnë projektet e tyre. Organizatat e SPK-s që veprojnë në fusha
të ndryshme si; arte pamore, arte skenike, koncerte muzikore, festivale, industri krijuese etj
shpesh përballen me një mungesë transparence dhe rregulla të paqarta meritokracie. Kolegjiumi i
projekteve përbëhet në të shumtën e rasteve nga zyrtarë të Ministrisë, ose nuk dihet fare kush
janë. Në më të shumtën e rasteve nuk janë eksperte të fushave përkatëse .
Nuk jepet asnjeherë ‘feedback’ të projekteve të dorëzuara, arsyet e skualifikimit. Si e tillë jo

vetëm nuk vlerësohet puna dhe koha e përgatitjes së shkrimit të projekteve nga organizatat, por
nuk përdorin kritere vlerësimi (sistemin e pikëzimit) që do të bënte që organizatat të
përmirësonin punën e tyre në thirrjen e rradhës
Dhë së treti filozofia e shpërndarjes me pikatore të fondit për projektet e pavaruara, sikur të jenë
asistencë sociale, nuk krijon qendrueshmëri të Skenës, por e bën Skenën akoma më të brishtë dhe
të varur. Ne propozojme metodologjine e vleresimit me pikëzim te projekteve sipas modelit te
programit CREATIVE EUROPE të BE, qe shmang konfliktin e interesit dhe klientelizmin.
Një propozim ishte ulja e TVSH-s për INDUSTRINE KRIJUESE, galeritë e artit e të ngjashme
si ato. Si dhe krijimi i një kategorie që i pajis artistët me numër fiskal. Kjo kategori nuk ka pse
paguan taksë tabele, taksë gjelberimi, taksë bashkie apo çfare mund te daë tjetër, pasi punon dhe
shet në mënyrë shumë sporadike: një këngëtar që performon live në një bar, apo një piktor që
shet një pikturë nesë duan të leshojnë një faturë me sistemin aktual të taksave e kanë jetën të
veshtirë dhe nuk arrijnë të mbijetojjë në tregun e artit.
Një çështje tjetër ishte mbrojtja e produktit të trashëgimisë kulturore shqiptare (artizanati, dizain
etj), nëpërmjet nxitjes së një ligji që takson produktet ‘kitch’ që vijnë nga Kina e vende të tjera
jashtë BE. Kjo taksë mund ti shkojë buxhetit të Ministrisë së Kulturës ose Bashkive ku ato
shiten, taksa të cilat mund të ripërdoren për incentive për Industrinë Krijuese Shqiptare
(artizanat, dizain, produkte multimediale, industria e zbavitjes e lidhur vecanërisht me sektorin e
turizmit kulturor, sektori i muzikës etj.
U ngrejt edhe çështja e vjeljes së tarifës nga LIGJI I TE DREJËS SE AUTORIT, por në këtë
fazë Ministria është palë me krijuesit, pasi çështja është në Gjykatën Administrative të Shkallës
së Parë, pas padisë në Gjykatë të mediave kryesore ndaj MK-s. Keto media nuk duan tua
paguajne krijuesve tarifën e të drejtës së autorit.
Së fundmi, por jo me pak më pak e rëndësishme, është ndërtimi i një STRATEGJIE
MEDIATIKE EFIKASE të SPK-s per t’a bërë një faktor dhe aktor të rëndësishëm në jetën
social kulturore të Shqiperisë.

Ju lutemi lidhuni që të bëni një koment.

Komente (0)

Nuk ka asnjë koment.