Anëtarësohuni  Harruat?   

Deklaratë

Në kushtet kur Skena Kulturore e Pavarur ne Shqipëri ka arritur një fazë kritike të zhvillimit të vet, nevojitet me urgjencë një vullnet politik dhe strategji mbeshtetjeje për të përmirësuar kushtet ligjore ekonomike të saj.

Në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëri dhe zhvillim të Skenës së Pavarur Kulturore në Shqipëri kërkojmë nga partitë politike në fushatë të shprehen qartësisht në lidhje me kërkesat tona si më poshtë:

1. Të rrisin fondin për kulturën në nivel kombëtar i cili nuk e kalon pragun e 0/5% të buxhetit të Shtetit dhe është më i ulti në rajon.

2. Të rishikohet ligji për artin dhe kulturën i cili ka mangësi të theksuara ligjore dhe praktike.

3. Të rikthehet Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës (QKAK) si një instrument i cili do të shkëpuste krijimtarinë e lire nga vendimarrja politike.

4. Rritjen e tranparencës në nivel qëndror dhe lokal, dhe ngritja e strukturave/mekanizmave që sigurojnë përfshirjen aktive të komunitetit artistik në përcaktimin e prioriteve dhe fondeve për këtë qëllim.

5. Nxitjen e incentivave dhe lehtësirave për industrinë krijuese në mënyrë që reduktohet sa më shumë e mundur vartësia e kulturës së pavarur nga fondet shtetërore, të kësaj industrie, dhe të rrisë punësimin e të rinjve pranë këtij sektori strategjik për zhvillimin ekonomik.

Nisur nga këto premisa nxisim dhe inkurajojmë këtë process, si dhe urojmë që në krye të Ministrisë së Kulturës të zgjidhet një drejtues dhe ekip i cili ka vizionin e duhur për të përmbushur me sukses qëllimet insitucionale për t’i kthyer këtij institucioni dhe kultures dinjitetin e munguar dhe shumë dëshiruar.

Skena e Pavarur Kulturore (SPK) është RRJETI më i madh kulturor në Shqipëri, i përberë nga organizatat ndër më të të njohurat dhe aktivet që operojnë në fushën e artit dhe kulturës. Ky RRJET është krijuar më 4 Maj 2013 dhe ka si qëllim kryesor të ndërtojë një skenë kulturore të qëndrueshme.

Ju lutemi lidhuni që të bëni një koment.

Komente (0)

Nuk ka asnjë koment.