Anëtarësohuni  Harruat?   

ART KONTAKT

Arte bashkohor Trashegimi Kulturore

MISIONI:
-të organizojë dhe të mbështesë realizimin e veprimtarive artistike-kulturore në nivel lokal dhe shkembimet kulturore nderkombetare
-të promovojë trashegimine kulture shqiptare nëpërmjet artit bashkëkohor
-të nxisë dhe të promovojë debatin mbi politikat kulturore
-të bashkeprodhojë filma dokumentarë, filma eksperimentale (jo komerciale)
-të realizojë trajnime, seminarë mbi menaxhimin e eventeve artistike, botime librash, etj.

HISTORIK:
Art Kontakt eshte qender kulturore jo fitimprurese e krijuar nga një projekt kulturor në vitin 2003 në Venecia të Italisë.
Art Kontakt eshte regjistruar në Gjykaten Shqiptare ne 2007 dhe ushtron aktivitetin e saj në të gjithë territorin shqiptar.
Art Kontakt u krijua nga një interes në rritje për krijimin e një skene kulturore dinamike dhe bashkohore.
Art Kontakt eshte berë një nga organizatat kryesore ne fushen e artit dhe kultures nëpërmjet promovimit dhe implementimit te shkembimeve kulturore dhe nismave artistike në fusha të ndryshme si arti bashkohor, trashegimia kulturore dhe turizmi kulturor. Gjithashtu Art Kontakt asiston institucionet publike në përmirësimin dhe forcimin e fushës të menaxhimit të artit. Për arritjen qëllimit të vet Art Kontakt bashkëpunon me institucione publike lokalë, kombëtarë dhe ndërkomëbtarë, fondacione dhe shoqata. Eshtë partner me Ministrinë e Rinisë, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që nga krijimi i vet. Art Kontakt ka realizuar evenimente të shumta dhe është partnere me institucione prestigjoze ndërkombtare.

kontakt: info@artkontakt.al