Anëtarësohuni  Harruat?   

CESVI

OJF

Dita dhe vendi i regjistrimit: 17.11.2004 Tiranë

Personi përgjegjës: Giorgio Ponti , Përfaqësues Vendi

Misioni: CESVI, duke iu përgjigjur një nevoje strategjike, punon me OJQ të tjera duke krijuar kështu partneritete. Gjithashtu punon rregullisht edhe me autoritetet lokale për përgatitjen e projekt propozimeve të reja , në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e jetës së komuniteteve të ndryshme. CESVI tashmë punon në sektorë të ndryshëm ndërhyrjeje si ai i Shëndetësisë, Arsimit, Rinisë, Mjedisit, Turizmit, Barazisë Gjinore dhe Rritjes së kapaciteteve. Në 2013 CESVI do të forcojë pozitën e saj në këta sektorë me interes të madh në:
• Edukim
• Rini
• Shëndetësi
• Mjedis
• Turizëm
• Zhvillim Lokal
• Minoritete
• Barazi Gjinore
• Rritje e kapaciteteve
• Shoqëria civile
• Bujqësi


Përshkrim i shkurtër historik

CESVI është i pranishëm në Shqipëri që nga viti 1997, fillimisht në rrethet e Shqipërisë së mesme dhe të jugut si Sarandë, Delvinë, Lushnjë dhe Fier. Projektet e Cesvi janë të fokusuara në sektorin e emergjencës (shëndetësi, ujë dhe kanalizime, emergjenca e refugjatëve gjatë krizës kosovare etj.). Pas periudhës së emergjencës Cesvi nisi të zbatojë disa projekte në zonën e Lushnjës dhe të Përmetit , si mbështetës në shëndetësi nëpërmjet trajnimeve, pajisjeve dhe rehabilitimin e qendrave të shëndetit parësor. Këto aktivitete ishin të përqëndruara në përmirësimin e shërbimit dhe aksesin për popullsinë sidomos për zonat rurale. Cesvi ka si qëllim të përfshijë grupe më në nevojë dhe të mbështesë autoritetet vendore në mënyrë që të përmirësojë shërbimet. Cesvi ka adaptuar këtë strategji për t’u bërë një nga OJQ-të më të rëndësishme në Shqipëri dhe për të zbatuar projekte të reja në zhvillimin e bujqësisë. Nga 2004 deri tani Cesvi ka punuar në pjesën jugore të Shqipërisë (qarku i Gjirokastrës, më konkretisht në rrethin e Përmetit), dhe është fokusuar në promovimin e turizmit, standartizimin e prodhimeve agro-ushqimore nëpërmjet krijimit të një marke për produktet tipike dhe lokale, krijimin e vendeve të reja pune dhe për të rritur cilësinë e jetës së popullsisë rurale ne rrethin e Përmetit . Cesvi ka zbatuar aktivitetet përmes trajnimeve të veçanta, ndihmës teknike dhe mikro-granteve për prodhues dhe aktor sherbimi, ka reabilituar qendrën kulturore multifunksionale dhe ka hapur zyrën e informacionit turistik. Gjithashtu, Cesvi punon me organizmat lokale në mënyrë që të krijojë një model të qëndrushëm të turizmit dhe të cilësisë ushqimore. Nga 2013 CESVI është duke punuar në rrethin e Përmetit me disa projekte në disa sektor. Qëllimi është përmirësimi i cilësis së jetës të popullsisë lokale përmes promocionit të territorit dhe turizmit, mbeshtetjes per prodhuesit vendas (Pro Përmet Consorcium and Convivium Slow Food Përmet), trajnime, rijetëzime të zejeve, arteve dhe bujqësisë.

Kontakte: giorgio.ponti@cesvioverseas.org
www.cesvi.org www.cesvi.eu
Tel. dhe Fax +355 (0) 81323725
Mob.+355 (0) 68 2063751 +355 (0) 69 4404691