Anëtarësohuni  Harruat?   

Fondacioni EDS

Art Kulturë Sport

Fondacioni EDS u themelua me datë 17.02.2004 në bazë të ligjit “Për organizatat jofitimprurëse” i cili zhvillon aktivitetin e tij për një periudhë kohe të pakufizuar. Ky fondacion u krijua në gjirin e shoqërisë R&T Group dhe mbështetet financiarisht nga kjo shoqëri dhe nga partnerë shqiptarë dhe të huaj.

Mission
Fondacioni EDS lind nga nevoja për të krijuar një rrjet kulturor që karakterizohet nga shkëmbime dhe nisma të përbashkëta për promovimin kulturor dhe ekonomik të zonave me interes historik, artistik, ambiental, turistik, të siteve arkeologjike, në bashkëpunim me institucione publike dhe kulturore, fondacione, shoqata, Unesko, agjenci turistike.
Gjithashtu u vjen në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë për një informacion profesional, social-kulturor në mënyrë të vazhdueshme dhe periodike mbi Shqipërinë, përfshirë dhe institucionet publike dhe private të interesuara për konsulencë profesionale për probleme të natyrës legjislative, ekonomike e të tjera.

Nepermjet organizimit te aktiviteteve kulturore, Fondacioni EDS ka si qellim themelor te jete partner i privilegjuar i subjekteve publike, private dhe i artisteve lokale, si rezultat i impenjimit ne rivleresimin e nevojave dhe traditave kulturore.
Nepermjet organizimit te konferencave, takimeve, seminareve, aktiviteteve me karakter artistik/kulturor do te perpiqet te zhvilloje nje politike kulturore qe ka ndikim ne boten akademike, kulturore dhe artistike te qytet te Tiranes dhe me gjere.
Vemendja e Fondacionit EDS do te perqendrohet ne bashkepunimin me Universitetin e Tiranes dhe universitete te tjera, institucione dhe personalitete te rendesishme per te zhvilluar nje politike kulturore te re dhe te kujdesshme. Per te realizuar qellimet e tij, Fondacioni EDS do te synoje te bashkepunimin me rrjetet kulturore Europiane.
Company Overview

Description
Qëllimi veprimtarisë së Fondacionit EDS është të organizojë dhe të mbështesë realizimin e veprimtarive kulturore, sportive e shkencore në nivel lokal dhe kombëtar, si dhe të mbështesë individë, grupe individësh apo shoqata jo fitimprurëse që veprojnë në këto fusha. Fondacioni nuk ndjek qëllime partiake apo fetare. Eshtë një organizatë jotimprurëse aktiviteti i së cilës ndjek qëllime në të mirë dhe në interes të publikut.