Anëtarësohuni  Harruat?   

Fondacioni Gjirokastra

Trashegimi Kulturore

Themeluar me 25.10.2007, Tiranë

MISIONI:

Konservimi, restaurimi dhe rijetëzimi i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër dhe më gjerë

HISTORIK:

Që nga krijimi në vitin 2001, Fondacioni Gjirokastra, ka konceptuar dhe zbatuar rreth 50 projekte të vogla e të mëdha, me një vlerë prej rreth 20 milion Euro, si restaurime dhe rijetëzim ndërtimesh historike, trajnime dhe zhvillim të artizanatit e turizmit, krijimin e muzeut të Gjirokastrës etj.
Në 12 vjet të jetës së tij, FGJ ka zhvilluar marrëdhënie partneriteti me më se 20 organizata, vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si publike, ashtu edhe private.
Këtë vit Fondacioni është në përfundim të zbatimit të dy projekteve të financuara nga Komisioni Europian EVAH (www.euheritagevalues.org) dhe REVATO (www.revato.info) që kanë të bëjnë me një sërë problematikash të menaxhimit të trashëgimisë kulturore si njohja e standardeve europiane në këtë fushë, regjistrimin e ndërtimeve - monument kulture në Berat dhe Gjirokastër dhe vlerësimin e tyre si pasuri e paluajtshme, restaurimin e çative karakteristike etj. Projekte të tjera janë Panairi VII i Trashëgimisë Kulturore dhe Artizanatit (shtator 2013), Projekti 'Nga plehra në vlera', që ka të bëjë me riciklimin e mbetjeve urbane për prodhimin e suvenireve artistike. FGJ është pjesëtar i Rrjetit për mbështetjen e shërbimeve mjedisore, krijuar së fundmi nga programi SENiOR-A. Një nga përpjekjet më të fundit të FGJ, është krijimi në Gjirokastër i Qendrës për Kulturë e Trashëgimi përmes rijetëzimit të dy ndërtesave historike Babameto, restauruar së fundmi.

info@gjirokastra.org