Anëtarësohuni  Harruat?   

Moving Culture

media art bashkohor rini mjedis

Kontakte: Ardian Mullahi

e-mail: info@movingculture.org
Adresa website: www.movingculture.org
Telefon:+35542238839

Tipi i organizates: Shoqatë

Personi Pergjegjes: Ardian Mullahi

Dita dhe vend i regjistrimit: Nëntor, 1999

Misioni: Moving Culture është një organizatë e pavarur jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse. Misioni ynë është promovimi dhe zhvillimi i formave alternative dhe kreative në komunikim, në të gjitha fushat e artit, format e ndryshme të artit bashkëkohor si dhe në media. Qëllimi ynë është të kontribuojmë në krijimin dhe përmirësimin e politikave kulturore dhe artistike në Shqipëri. Së fundmi, Moving Culture ka zgjëruar spektrin e fushës së interesave duke u marrë edhe me çështje të rëndësishme sociale si: punësimi i të rinjëve, barazia gjinore dhe çështjet e mjedisit. Përshkrim i shkurtër historik: Moving Culture është themeluar në Nëntor të vitit 1999. Strategjia implementuese deri tani ka qenë organizimi i një numri të madh të ngjarjeve artistike dhe edukative si koncerte, punëtori, ekspozita, teatër dhe konferenca, në të shumtën e rasteve të natyrës multi-disciplinare, duke dhënë njëkohësisht shembuj konkret të procesit së ngritjeve të fondeve, duke bërë bashkë sferën institucionale me atë të sektorit privat. Po ashtu, Moving Culture monitoron dhe vlerëson sasinë dhe kualitetin e promovime kulturore në të gjitha format e promovimit medial.