Anëtarësohuni  Harruat?   

Qendra Klubi ASA

Arte Stilim Arkitekturë

ASA – Arte Stilim Arkitekturë është një qendër kulturore e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Tiranë. ASA u themelua më 23/09/2013. Misioni i ASA është promovimi, zhvillimi dhe kualifikimi i të gjithë talenteve të reja nga Shqipëria dhe mbarë trevat shqipfolëse.

1. » MISIONI «
• Misioni i Qendrës Kulturore ASA është bashkimi dhe shkëmbimi i eksperiencave midis studentëve dhe profesionistëve të rinj, promovimi i aftësive krijuese të secilit pjesëmarrës në ASA. Gjithashtu sensibilizimi i shoqërise civile mbi problematika të ndryshme nëpërmjet arteve figurative, stilimit dhe arkitekturës .

2. » VIZIONI «
• Frymëzojmë kreativitetin, promovojmë artin dhe arkitekturën.

3. » PROGRAMI «
• ASA funksionon me një program të vetin i cili synon organizimin e evenimenteve të ndryshme si: ekspozita, konkurse, koloni arti, sfilata, show performaca, workshop, flashmob, intership, seminare etj.
ASA funksionon mbi baza tërsisht vullnetare.

STRUKTURA
• Për organizimin, realizimin dhe promovimin e këtyre evenimenteve funksionojnë dy skuadra pune dhe pesë sektore: - Stafi Ekspozues (SE) - Stafi Organizativ (SO)
1. Artet Figurative.
2.Stilimi.
3.Arkitektura.
4. Media.
5. Burimet njerëzore .


Drejtor Ekzekutiv: Olger Rakipllari

Rruga Bego Hoxha, Misto Mame, Tiranë, Shqipëri
https://www.facebook.com/ASAculturalcenter/
+355 69 77 40 40 6
qendra.asa@gmail.com